Vucic i ekzaltuem mbas bisedës me Putinin, befason përshkrimi i tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka fol për Televizionin ‘Prva’ për bisedën telefonike që e ka pas sot me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai ka thanë se me liderin rus ka pas “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” dhe asht duk tepër i ekzaltuem për këtë.

“Nëse mund të them, jam takue shumë herë më të, por sot nga fjalët e tij e kam ndje shkallën ma të naltë të mbështetjes”, ka thanë Vucic.

“Si dhe reagimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse e njoh mirë”, ka shtue.

Tutje ai ka thanë se Putinin e ka pyet “cila asht këshilla e tij”.

“Siç thuhet, kjo asht diçka që nuk mundesh me përshkrue me fjalë, por “duhet ta njihni se si e thotë ai atë”.

Përveç kësaj, Vucic ka theksue se Putini në mënyrën ma të ashpër e ka dënue “sulmin ndaj Djuricit, sulmin në veri të Kosovës dhe maltretimin e serbëve”.

“Rusët në institucione të ndryshme kanë me marrë masa të caktueme për këtë çashtje”, ka thanë Vucic.

 

Shperndaje në: