A duhet me i dhanë fund ‘konfliktit të ngrimë’ me Kosovën, flet Vucic!

“Mbijetesa dhe mbetja e ‘konfliktit të ngrimë’ në Kosovë asht nji opcion shumë ma realist dhe qëndrim i shumicës së opinionit në Serbi, por unë jam kundër nji vendimi të tillë, sepse ajo na sjellë në nji situatë ma të vështirë se sa të tjerat.

Kështu tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ai tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka me vazhdue por mënyra dhe formati i këtij dialogu mvaret nga rezultatet e të dyja palëve.

Vucic në takimin e dialogut të mbrendshëm rreth Kosovës me titull “Zgjidhja e çashtjes së Kosovës – mundësi apo kërcënim për perspektivën europiane të Serbisë” në Beograd, tha se tash edhe ma fuqishëm ka me mbështetë, se shqyrtimi, gjetja dhe marrja e vendimeve të randësishme dhe zgjidhja e problemit të Kosovës asht e nji randësie të madhe për paqen.

“Mbijetesa dhe mbetja e ‘konfliktit të ngrirë’ në Kosovë është një mundësi shumë më reale dhe në procesin e dialogut të brendshëm. Shumica e njerëzve që morën pjesë në këtë dialog ishin në favor të mbajtjes së ‘konfliktit të ngrirë’. Megjithatë, ky është një qëndrim i shumicës politike dhe jo-politike. Unë jam kundër një zgjidhjeje të tillë jo sepse nuk e dua Serbinë apo nuk i kuptoj gjërat e lëvizjes botërore”, ka thanë Vucic.

 

Shperndaje në: