Trump i ban nji ‘surpizë’ Putinit, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ftue homologun e tij rus, Vladimir Putin në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi asht ba i ditun ditën e Hane gjatë nji konference për media nga ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov.

“Ka qenë Trump ai që i ka sugjerue Vladimir Putit nji takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë nji telefonate të bame nga Presidenti amerikan me 20 Mars, kur uroi shefin e Kremlinit për fitoren e zgjedhjeve presidenciale” ka thanë Yuri Ushakov.

Ushakov tha se ende nuk asht pranue propozimi i bamë nga Trump, por ai shpreson që ky takim ka m’u mbajt sa ma shpejt, raporton agjencia shtetnore e lajmeve ruse, TASS.

“Nëse gjithçka do të jetë në rregull, unë shpresoj që amerikanët nuk do të tërheqin propozimin e tyre për të diskutuar mundësinë e mbajtjes së një takimi”, tha ai.

Deri tash nuk ka ende nji datë konkretë se kur Putin ka me fluturue drejt Washingtonit dhe nuk dihet ende se çka ka m’u diskutue.

Por ai tha se Rusia beson se nji takim i tillë asht “shumë i randësishëm dhe i nevojshëm për të dy vendet dhe për të gjithë politikën ndërkombëtare”.

Kohët e fundit marrëdhaniet mes Rusisë dhe SHBA’ve nuk janë të qeta. Të dy vendet kanë dëbue me dheta diplomatë si kundërpërgjigje ndaj helmimit të ish shpjiunit Serge Skripal dhe vajzës së tij në Britani, ku kjo e fundit akuzon Rusinë si të përfshime.

Amerika dhe shumë shtete të tjera të botës kanë dëbue diplomatët rusë nga vendet e tyne.

 

Shperndaje në: