E vulos Qeveria: Asociacioni vetëm mbrenda institucioneve të Republikës

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe nuk po gjan zbatim, mbasi simbas Qeverisë së Kosovës nuk asht në përputhje me Kushtetutën.

E me këtë nuk po pajtohet Lista Serbe e cila ka vu edhe ultimatum që Asociacioni m’u formue deri më 19 Prill, tue thanë se në të kundërtën serbët njianshëm kanë me formue atë më 20 Prill.

Nji ditë ma parë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic deklaroi se i mbështet serbët e Kosovës për themelimin e njianshëm të Asociacionit, mbasi simbas saj Prishtina nuk po i përmbush marrëveshjet e Brukselit.

Por Qeveria e Kosovës konsideron se Asociacioni mund të krijohet vetëm mbrenda institucioneve të Republikës.

Kështu i ka thanë lajmi.net, shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

“Qeveria konsideron se Asociacioni mundet m’u krijue vetëm e vetëm mbrenda institucioneve të sistemit të Republikës. Çdo formë e shpalljes së njianshme nuk ka me i ndihmue askujt e ma s’paku krijimit të Asociacionit”, ka thanë Arifi.

 

Shperndaje në: