Rama e ‘thumbon’ fort me këtë deklaratë opozitën n’Shqipni

Kryeminsitri Edi Rama ka reague për herë të parë mbas paralajmërimeve të opozitës për mosbindje civile.

Përmes nji statusi në rrjetet sociale, Rama shkruen se ishte pikërisht opozita e sotme që bani tenderin për tarifën në Rrugën e Kombit 8-9 euro.

Ai thotë se sot ata i vunë zjarrin “patriotik” për me djeg rrugën e vendit drejt integrimit.

Teksa i quen rrugëhumbun, Rama shkruen se eksponentët e opozitës po ndjekin këto forma për me i ikë drjetësisë.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruen Rama.

 

Shperndaje në: