AKR ‘gjunjëzohet’ para Haradinajt, shkarkohet Flamur Sefaj!

Ani pse kur lidhën koalicion u morën vesh që për ministrat e AKR’s merr vendim kjo parti, Kryeministri Ramush Haradinaj ka arritë me bind Behgjet Pacollin m’u pajtue me shkarkimin.

Kjo gja nuk ndodhi me të gjithë partinë, mbasi sekretari i kësaj partie u shpreh dje kundër.

Rrahim Pacolli kërcënoi edhe me dalje nga koalicioni.

Mbas tij erdhi reagimi i ‘bacit’ të partisë, i cili tha se qëndrimet e partisë i bajnë organet dhe jo njerëzit në Facebook, tue thumbue kështu direkt familjarin e tij, shkruen Metro.

Mirëpo, ani pse po ka kundërshtime mbrenda partisë, mësohet se Haradinaj nuk ka me heqë dorë nga shkarkimi i Ministrit të Mbrendshëm Flamur Sefaj, i cili ka m’u largue sot nga detyra.

Mbasi ju desht me pranue dorëzimin para Presidentit Hashim Thaçi për të mos shkarkue shefin e AKI’s, mësohet se kreu i Qeverisë nuk ka me heqë dorë edhe nga shkarkimi i mvartësit të tij.

Javën e kalueme Kryeministri Ramush Haradinaj mori vendim për shkarkimin e Ministrit Flamur Sefaj dhe shefit të AKI’s mbas skandalit me deportimin e gulenistëve.

 

Shperndaje në: