Kur pritet me fillue sulmi ndaj qeverisë siriane nga Amerika?

Rusia i ka kërkue SHBA’ve me shmang marrjen e veprimeve ushtarake në përgjigje të nji sulmi të dyshuem kimik në Siri.

“Do të ju kërkoj edhe një herë që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni aktualisht”, tha të martën i dërguari i Moskës i Moskës Vasily Nebenzia, shkruen BBC.

Ai paralajmëroi Washingtonin se kanë me “mbajtë përgjegjësi” për çdo “aventurë të paligjshme ushtarake” që kryen.

Por udhëheqësit perëndimorë thonë se kanë ra dakord me punue së bashku për me synue ata që janë përgjegjës për sulmin në Douma.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se çdo sulm kishte me synue objektet kimike të qeverisë siriane.

Paralajmërimi nga Moska erdhi gjatë nji takimi të ndamë të Këshillit të Sigurimit të OKB’s në të cilin një propozim për me hap nji hetim të ri mbi sulmin e dyshuem nuk arriti me kalue.

Rusia vuni veton ndaj rezolutës së hartueme nga SHBA dhe Kina abstenoi.

Nji kundërmasë e propozueme nga Moska gjithashtu nuk arriti me grumbullue mbështetje të mjaftueshme.

Propozimi i SHBA’ve bani thirrje për nji hetim të pamvarun mbi pretendimet se pPresidenti sirian, Bashar al-Assad, kreu sulmin e dyshuem kimik në qytetin e mbajtun nga rebelët e Doumës, në rajonin e Ghouta Lindore.

Siria – e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia – mohon se asht mbas çdo sulmi kimik.

 

Shperndaje në: