Vucic ‘befason’ serbët me këtë deklaratë para takimit me Merkel!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic më 13 Prill ka m’u takue me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Shpresoj të kem biseda të hapuna e t’ja paraqes qëndrimet e Serbisë. Ka me luftue për vendin tonë me krejt forcën. Por, njerëzit në Serbi duhet me ditë se qëndrimet e Merkelit për Kosovën janë krejtësisht të kundërt me qëndrimet tona”, citon FoNet të ketë thanë Vucic në prag të këtij takimi

Ai ka shtue se këto janë qëndrime e të gjithëve, pos pesë vendeve të BE’s dhe se në to Gjermania e Franca kanë peshën specifike.

“Me randësi asht me ruejt qetësinë e mbrendshme, të mos e tregojmë agresivitetin të cilin kohëve të fundit po e tregojnë të gjithë. Diçka e ka kaplue botën, rajonin, Europën, diçka e çuditshme po ndodh”, ka thanë ai tue shtue se kanë me dhanë çdo gja për me nxjerr sa ma shumë për Serbinë.

 

Shperndaje në: