A po ju çuditë Dacic: ‘Kosova kishte me pranue ndamjen’

Prej kohësh mediat perëndimore shkruejnë se Prishtina dhe Beogradi kanë hap nji kanal komunikimi.

Presidentët Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi komunikojnë rregullisht.

Perëndimi druhet se ata munden me arritë nji kompromis për ndamje ose shkëmbim territoresh.

SHBA dhe Gjermania janë kategorikisht kundër.

Si për me konfirmue këto spekulime, kryediplomati serb Ivica Dacic tha se Kosova kishte me e pranue ndamjen.

Por ai shtoi se këshilltarët perëndimorë të Kosovës janë kundër.

Dacic tha se deri tash ka vetëm opinione për këtë çashtje.

 

Shperndaje në: