Pse u largue nga politika, flet Hajredin Kuçi

Njani nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, tash e disa kohë asht largue nga skena politike tue mos qenë pjesë e qeverisë aktuale.

Ish-zavendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i Presidentit Hashim Thaçi, ka lanë anash politikën për me vazhdue profesionin e tij në universitet.

Ai në nji intervistë për Arbresh.info ka thanë se ka vazhdue rrugëtimin e tij si profesor në universitet, por nuk ka lanë anash aktivitete e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kam qenë aktiv për aq sa kam pasur rolin në shoqëri dhe kam vazhduar aty ku kam qenë ma herët në kuptimin profesional në universitet dhe në kuptimin politik në PDK. Natyrisht roli im nuk ka qenë pritar siç ka qenë në institucione dhe unë kam qenë i kujdesshëm që qëndrimet e mia t’i them në forumet e partisë e më pak në opinion” ka thanë ai.

Kuçi ka thanë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.

 

Shperndaje në: