Befason Zeka, këta janë dy deputetë që thonë se shkuen në lokale masazhi (video)

Disa nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë për masazh në disa lokale që ushtrohej prostitucion, 38 lokale janë mbyll ditë ma parë nga Policia e Kosovës.

Deputeti nga Nisma, Milaim Zeka, ka thanë se ka qenë në këto lokale me nji deputet.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thanë se dje në Kuvend kanë diskutue për nji sërë çashtjes, tue provue me ja tërheqë vëmendjen deputetit Ilir Deda me ndigjue çka po fliste, ai ka tregue se edhe Deda ka frekuentue ato lokale sikurse ai.

Zeka tha se së bashku me të në këto lokale ka qenë edhe deputeti Ilir Deda, mirëpo kjo ishte nji ironi nga deputeti Zeka.

“Dje kena fol për krim e korrupsion, për naftë, për dhënien e lejeve të lokaleve që kanë qenë për masazhe e kanë dal diçka krejt tjetër…..jo e din se je kanë bashkë me mu atje…po rëndësi ka…je kanë…rëndësi ka që asnjë parti politike mos me shit hipokrizi. Këtë janë duke e parë qytetarët e Kosovës”, tha Zeka.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka mbyll disa ditë ma parë 38 lokale ku dyshohej se po ushtrohej prostitucion, ato fillimisht kishin shërby për masazh.

 

Shperndaje në: