Aksidenti n’hava, flet pilotja heroinë e cila uli avionin në tokë! (foto)

Pilotja e nji avioni të linjës Southwest në SHBA asht cilësue si heroinë, mbasi arriti me ulë avionin mbas nji krize në bord.

Tammie Jo Shults tregoi durim të fortë, ndërsa nji prej udhëtareve në bord ishte ‘thith’ nga presioni i ajrit mbasi shpërtheu nji prej motorëve.

Jennifer Riordan humbi jetën ma vonë nga plagët e marra.

Pilotja Shults, nji 56-vjeçare që ma parë ka fluturue edhe avionë luftarakë, tha se thjesht bani detyrën.

Ajo ngushëlloi familjen e viktimës, tue thanë se ndjehet kaq e prekun në zemër.

Motori i avionit shpërtheu në naltësinë 10 mijë metra.

Presioni i fortë theu xhamin e dritares, pranë të cilës ndodhej viktima.

Trupi i saj doli thuejse jashtë, ndërkohë që disa pasagjerë e tërhoqën mbrenda.

Ekspertët thonë se shkak për shpërthimin e motorit mund të jetë ba ajo që njihet si ‘lodhja e metalit’.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se kanë mbet të habitun kur kanë pa se si i kishin vendos pasagjerët maskat e emergjencës.

Shumë prej tyne i mbanin në gojë, jo në hundë e gojë, siç thuhet gjatë instruksioneve që mbahen nga stjuardesët para fluturimit.

Komentuesit thonë se shumica dërrmuese e personave që fluturojnë, nuk i ndigjojnë me vëmendje instruktimet.

Por ekspertët thonë se këto maska parandalojnë vdekjen e mundshme, ndaj duhen përdorë siç duhet.

 

 

Shperndaje në: