ENQA merr vendim për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka sigurue vazhdimësinë e anëtarësisë së saj në Asociacionin Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Naltë (ENQA).

Ky vendim asht marrë sot nga Asambleja e Përgjithshme e ENQA’s, e cila ka diskutue lidhun me anëtarësinë e AKA’s në këtë organizatë.

Përfaqësues të AKA’s me sukses kanë mbrojt dhe përfaqësue institucionin e tyne para Asamblesë së ENQA’s, të arritumat e saj viteve të fundit, hapat e ndërmarrë për përmisimin e cilësisë në arsimin e naltë si dhe sfidat me të cilat asht përballë ajo.

 

“Të arriturat dhe angazhimi i AKA-së, janë vlerësuar edhe nga të pranishmit, agjencitë tjera evropiane, anëtare të ENQA-s, të cilat e kanë mbështetur angazhimin dhe misionin e AKA-së si dhe pavarësinë e saj. Puna dhe performanca e AKA-së, ka bërë ENQA të mos marrë vendim për largimin e AKA-së në këtë organizatë.

Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s e ka mbështetur propozimin e Bordit të saj për vendosjen e AKA-së si “anëtare në shqyrtim”, për shkak të vlerësimit të jashtëm që AKA duhet ti nënshtrohet një vit para skadimit të anëtarësisë së saj, statusi i anëtarësisë së cilës në ENQA është deri në vitin 2019.

“AKA mbetet e përkushtuar për të qenë pjesë e organizatave dhe strukturave evropiane e ndërkombëtare të cilësisë, duke qenë se edhe themelimi dhe funksionimi i saj, është bazuar në mbështetjen dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

 

Shperndaje në: