‘TIME’ zbulon 100 personat ma ndikues në planet, kjo asht lista e plotë me befasi (foto)

Donald Trump dhe Kim Jong-un rezultojnë si personat ma me ndikim në klasifikimin e përvitshëm të revistës ‘TIME’, ku mes të tjerësh spikat edhe roli i gjigandëve të internetit.

Në pritje të takimit historik mes tyne, Donald Trump dhe Kim Jong-un ndodhen së bashku në listën e 100 personave ma me ndikim në botë, e hartueme çdo vjet nga revista ‘TIME’.

Përkrah tyne ndodhet nji tjetër aktor kyç në çashtjen koreane, Presidenti kinez Xi Jinping.

Megjithatë, miliarderi i bamë President nuk do të mbetet i kënaqun kur ka me pa se në listë asht edhe Robert Mueller, prokurori i posaçëm që po drejton hetimet e skandalit të njoftun si “Russiagate” e që mundet me cënue randë pozitat e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Mes liderëve që po lajnë gjurmë këtë fillimviti asht edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, që po kthehet në figurën ma të preferueme të Europës, tue lanë mbas kancelaren gjermane Angela Merkel.

Më pas vjen Kryetari mysliman i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, si dhe çifti i vitit, Princi Harry dhe grueja e tij e ardhshme Meghan Markle.

Në kategorinë e “titanëve” nuk mungojnë eksponentët e Silicon Valley, që sa vjen e bahet ma ndikuese, por bjen në sy mungesa e Mark Zuckerberg. /RROKUM.TV

Listën e plotë me 100 personat e vitit e gjeni KETU.

 

 

Shperndaje në: