Haradinaj përgëzon Ismailin: Ka fillue ndryshimi i gjendjes në shëndetësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se tashma po vërehet ndryshimi i gjendjes në shëndetësi.

Këto komente, Kryeministri Haradinaj, i bani në shënimin e Ditës Botnore të Shëndetësisë.

Haradinaj përgëzoi publikisht Ministrin Ismaili për punën e madhe që po ban për t’ju kthy dinjitetin këtij sektori.

“Puna e madhe po vërehet. Ndryshimi i gjendjes në shëndetësi ka nis. Gjej rastin këtu me falënderue publikisht Ministrin Ismaili për angazhimin serioz”, ka thanë ai.

Kurse, Ministri Ismaili tha se ky asht vetëm fillimi i reformave të cilat kanë me u realizue gjatë mandatit të tij.

 

Shperndaje në: