Ndërprehet ndeshja, goditet në krye trajneri (video)

Rikthehet dhuna në futbollin turk. Derbi mes Fenerbace dhe Besiktas asht ndërpre në minutën e 59’të për shkak të tensioneve mes tifozëve që kanë degjenerue në përplasje të forta.

Referi dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes mbasi trajneri i Beshiktashit, Şenol Güneş u godit në krye me sendet e forta të hedhuna nga tifozët.

Në video duket qartë tekniku Şenol Güneş, i cili mban kryet me dorë dhe mjekët që shkojnë për ta ndihmue.

Shperndaje në: