Ambasadori turk në BE, zbulon diçka interesante për ‘gulenistët’

Mbas dëbimit të dyshimtë të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova në Turqi ka pasë dyshime që disa nga eksponentë të autoriteteve kosovare kanë bashkëpunue me shërbimin sekret turk për këtë operacion.

Këto dyshime i ka konfirmue edhe ambasadori i Turqisë në BE, Faruk Kaymakci, i cili asht ankue për trajtim të padrejtë të Turqisë nga BE dhe ka thanë që për turqit asht bashkëpunue me autoritetet e Kosovës.

Në nji intervistë për Euractiv, ai ka thanë se Komisioni Europian ka qenë i padrejtë ndaj Turqisë në raportin e fundit, tue i favorizue vendet e Ballkanit dhe tue injorue vështirësitë, si dhe tue dështue me i ofrue perspektivë të qartë të anëtarësimit të Ankarasë.

Ai ka thanë se raporti ka probleme dhe njani prej tyne asht dallimi që i bahet Turqisë me Ballkanin perëndimor.

“Në fakt, nuk ekziston Ballkani Perëndimor, çfarë është Ballkani Jugor, çka është Ballkani Perëndimor. Nuk ka definicion të tillë. Nëse flisni për vendet kandidate janë vetëm 5 dhe dy kandidate potenciale. Njëra nga to madje as nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare (Kosova)”, ka thanë Kaymakci.

Diplomati turk ka folë edhe për ekstradimin e gylenistëve nga Kosova në Turqi.

Ai ka theksue se ata nuk janë kidnapue.

“Turqia ka sundim të ligjit, ndjekja dhe kidnapimi nuk janë fjalë korrekte. Turqia është duke kërkuar nga të gjithë shtetet ku kriminelët e FETO-s janë që të na i ekstradojnë.

Por çfarë ndodhi në Kosovë?

“Ne u kërkuam autoriteteve të Kosovës që të na i ekstradojë dhe kjo është kjo”, ka thanë ai.

Pra kjo ndodhi në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës?

“Natyrisht me autoritetet e Kosovës“, ka thanë Kaymakci.

Dëbimi i turqve asht konsiderue shkelje e ligjit nga BE.

 

 

Shperndaje në: