A e kaloi testin e sigurisë drejtori i ri i AKI’s, tregon ky deputet! (foto)

Shpend Maxhuni, i cili që nga sot asht emnue në drejtor të AKI’s nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kalue testin e sigurisë që AKI ju ban zyrtarëve të shtetit dhe atyne të sigurisë.

Kështu tha sot deputeti i VV’s Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e BE’s për Kosovën.

Selimi tha se derisa nji numër i vogël i deputetëve janë tue diskutue në seancë, liderët ma të naltë të shtetit e kanë zgjedh për drejtor të AKI’s nji person i cili nuk e ka kalue verifikimin po nga ky institucione të cilin që nga sot ka me drejtue ai.

Shpend Maxhuni asht emnue drejtor i Policisë në vitin 2011, ndërsa asht pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.

 

 

Shperndaje në: