Kush ishte DJ i ri që vdiq dje? (video)

Avicii u nda nga jeta dje në moshën 28 vjeçare tue lanë të shokuem fansat e tij dhe krejt industrinë e muzikës.

I lindun në kryeqytetin suedez, Stockholm, ai 11 vjet ma parë kishte nënshkrue kontratën e tij të parë profesionale dhe nga ajo kohë kishte njoft vetëm suksese.

Tre vjet ma vonë, ai prodhoi hitin e tij të parë, “Seek Bromance”, tue pushtue toplistat europiane.

Po atë vit, suedezi nënshkroi me EMI Music Publishing përmes së cilës realizoi hitin e tij “Levels” që ia siguroi atij famën në mbarë botën.

Me këtë kangë ai kishte nxanë vendin e parë në toplistat e Hungarisë, Norvegjisë, Holandës, Suedisë dhe kishte hy në top 10’she të toplistave në SHBA, Gjermani dhe Mbretni të Bashkueme.

Sidoqoftë, ishte viti 2013, kur kanga e tij “Wake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc kishte pushtue secilin kontinent, tue zaptue pozitën e parë në mbi 30 vende të botës.

 

Shperndaje në: