Kur Haradinaj thoshte se Thaçi nuk i ka as dy ditë shkollë!

Sot në krye të shtetit, Ramush Haradinaj, kryeministër, dhe Hashim Thaçi, president i vendit, kanë nji qasje krejt tjetër ndaj njani-tjetrit, për dallim nga dy vite ma parë.

Kishte qenë viti 2016, kur Haradinajt e quente të pashkollë presidentin e sotëm të Kosovës. Hashim Thaçi, simbas tij, nuk i kishte as dy ditë shkollë.

“Çka më ka çuditë Hashim Thaçi është se thotë se është njëfarë historiani, qaty u pa që ai s’ka krye kurrë shkollë i ngrati. Përnime unë nuk besoj që ai njeri i ka bë dy ditë shkollë. Me fol për kufij, nuk besoj se ka ndonjë kufi më të përgjakshëm në Ballkan se Çakorri e ai është historian demek ‘unë e kam kryer histori’ e tash ai po thotë se nuk kemi humbë tokë se ka ardhur [kufiri] në Kuqishtë”.

“Nuk ka kufij që ka qenë arenë e luftimeve më shumë edhe mulla Idriz Seferi se edhe ajo ka me qenë temë andej ka Serbia”, kishte deklarue Haradinaj kur po e komentonte qendrimin e Thaçit për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Shperndaje në: