Kush po thotë se Kushtetuesja ka me ja kthye fitoren e Dreshajt n’Istog?!

Kryetari i komunës së Rahovecit, njiherit edhe anëtar i Kryesisë së Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, asht optimist që partia e tij do të udhëheq edhe me nji komunë, edhe pse kanë kalue gati nji vit që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Latifi tha se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë rezultatin në favor të Gani Dreshajt në Istog, kundrejt kryetarit aktual Haki Rugova, tue jau mundësue ta marrin edhe komunën e tetë.

“Ne kemi pasur informacione që edhe komunën e Istogut e kemi marrë, sidoqoftë të shohim çfarë po na thotë Gjykata Kushtetuese sepse e di që ka një ankesë, ekziston mundësia që ajo të vendos ndryshe nga ajo që është, ne e dimë që zotëri Rugova është kryetar komune mirëpo të shohim çfarë verdikti do të nxjerr Gjykata Kushtetuese”, tha Latifi për EO.

Shperndaje në: