Beogradi kërcënon me tërheqje nga dialogu, nëse…

Nëse parlamenti në Prishtinë miraton platformën e Qeverisë, në të cilën asht parashikue se me anë të bisedimeve të ketë njohje të plotë të ndërsjellë të Beogradit, dhe në të cilën përmendet karriga për Kosovën në OKB, Serbia nuk do të ulet ma në tryezën e dialogut.

Kështu shkruen sot “Novosti” tue citue burimet e saj mbrenda qeverisë serbe.

“Beogradi nuk dëshiron me hy ma thellë në grackën ku nën mbulesën e dialogut mshefet karrigia e OKB’s për nji shtet të rremë, dhe në heshtje të njohim neutralitetin me Kosovën”, thotë burimi.

Siç thuhet mandej në tekstin e kësaj të përditshme serbe, ndërmjetësuesit e Brukselit dështuen edhe këtë herë të denojnë qëllimet e rrezikshme të Qeverisë Haradinajt.

Shperndaje në: