Platforma e Qeverisë së Kosovës për dialog ‘tranon’ Serbinë, vazhdojnë reagimet

Qeveria e Kosovës para do dite ka dërgue për në Kuvend platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku parashihet edhe njohja e ndërsjellë.

Ky vendim ka shkaktue reagime të ashpra edhe në Serbi.

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në shtetin serb, Marko Djuric, ka thanë se bisedimet nuk mund të vazhdojnë, nëse rezultati asht i përcaktuem.

“Si mundet me u negociue nëse rezultati asht paraprakisht i përcaktuem”, tha Djuric, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ndërmjetësit e bisedimeve duhet ta thojnë qendrimin e qartë, por veprimet e Prishtinës për mue nuk janë të habitshme. Vetëm shihni se çka kanë ba ata javëve të fundit lidhun me dialogun”, thotë ai.

Djuric edhe nji herë ka thanë se Asociacioni asht marrëveshja kryesore e cila duhet të zbatohet nga Kosova.

“Le të shohim nëse do të formohet në tre muejt e ardhshëm, dhe do ta kuptojmë të vërtetën”, tha Marko Djuric.

Ndryshe, mediat serbe sot raportuen gjatë ditës se Serbia do të tërhiqet nga dialogu, nëse platforma e Kosovës votohet në Kuvend.

Shperndaje në: