Ambasada gjermane e jep lajmin se kur kanë me i marrë vizat e punës kosovarët (foto)

Ambasada gjermane në Prishtinë ka tregue se kohët e pritjeve për viza janë të pashmangshme edhe pse kanë rrit kapacitetin e saj të punëtorëve.

Terminet e vizave lidhun me procedurat për fillimin e punësimit në shtetin gjerman janë tue u stërzgjatë me mbi nji vjet pritje.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka tregue se simjbas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, terminet janë tue u stërzgjatë ma shumë se nji vjet pritje, shkruen gazetametro.net.

“Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme”, njofton ambasada.

Para ambasadës gjermane në Prishtinë, qinda aplikues për vizë presin nga mëngjesi para ambasadës.

Kujtojmë se radhë e gjatë si këto pamje para kësaj ambasade bahet çdo ditë, derisa në disa raste ka intervenue edhe policia.

 

 

Nëse hyni në web-faqen e ambasadës gjermane në Kosovë, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes.

Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

Vizë Shengen – 6 muaj

Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj

Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit

Vizë për bashkim familjar – 10 muaj

Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj

Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka ba kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pamjaftueshme.

Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muejit Maj të 2017’tës.

 

 

 

Shperndaje në: