E zbulon Haradinaj: Kjo asht koha kur kemi me lëvizë pa viza

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklarue se në fund të vitit Kosova ka me lëvizë pa viza, mbasi tashma janë përmbush të gjitha kërkesat që kanë ardhë nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai komente i bani gjatë Kuvendit zgjedhor të AAK’s në Ferizaj.

“Nuk është kjo Kosova më që përton me u nis, që pajton me ndenjtë aty ky është, është zhbllokuar demarkacioni por jo zhbllokim me i hëngër fjalët që po thonë, tash nuk po më thonë më se kanë harru me më thënë, por jo me i hëngër fjalët, por me mundësi korrigjimi. Është zhbllokuar, nuk kemi me bllokua më, nuk mund dikush t’i thotë Kosovës nuk mund me ec përpara Kosovë për statusin final se nuk i keni kryer punët e juaja. Krejt i kemi kryer, çka do që ka qitë bashkësia ndërkombëtare në tavolinë janë të kryera. Do të lëvizim pa viza në fund të këtij viti, për këtë e kam kërkuar përgjegjësinë në të kaluarën, unë e di që kam munguar, nuk jam mjaftueshëm të secilit prej juve me u interesua për fatin e individual të kolegëve të mi, por në emrin e juaj kam kërkuar për t’u kryer këto punë”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj ka thanë se që nga marrja e mandatit si Qeveri kanë ba që Kosova me ecë përpara, ndërsa ka përkujtue se para ardhjes së tij në krye të Qeverisë, vendi ka qenë para kolapsit në energji.

 

Shperndaje në: