Kqyrni qysh po tremben prej ligjit Edi Rama e Sali Berisha…

Spartak Ngjela

 

 

Koha po përsërit vetveten: të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, janë të trembur sot njëlloj si jerarkët e mëdhenj të Sigurimit të Shtetit në vitin 1991. Në fakt, kjo është natyra e përmbysjeve politike që kanë me vete edhe ndëshkimin e të inkriminuarëve në abuzim me pushtetin.

l.
Çfarë po ndodh sot me abuzuesit e korruptuar të shtetit shqiptar?
Të gjithë të trembur janë: mjafton të shihni si belbëzon i vrarë e dyllë i verdhë në fytyrë Edi Rama. Shihni gjithashtu sesi vërtitet i trembur Sali Berisha; dhe shihni se në çfarë gjendje qesharake ndodhen njerëzit e afërt të tyre. Grupe – grupe janë shpërndarë e po kërkojnë ndihmë nga të munden që t’i shpëtojnë reformës në drejtësi .

Bëjnë sikur zihen me njëri-tjtrein dhe, edhe pse e dinë se kjo është një ndërmarrje amerikane nga e cila nuk kanë shpëtim se kanë abuzuar me korrupsion; tjerrin broçkulla e dokra, a thua se po i beson njeri. Janë të gjithë jashtë sensit politik të të menduarit, sepse çfarëdo që të thonë, ata që e kanë sot në dorë situatën në Shqipër, nuk mund të tërhiqen nga gënjeshtrat e tyre; dhe, për më tepër, ua dinë edhe hallin e tyre, por edhe që bashkëpunojnë me njëri – tjetrin e dinë gjithështu.

Në fakt, koha do t’i përmbysë të gjithë nkëta; sepse kjo që erdhi ishte një kohë e pritshme që do të vinte, dhe ishte e kuptueshme për çdo njeri që ka ditur të arsyetojë politikisht. Në të vërtetë politika amerikane i ka dhënë shenjat që politikën e saj në Ballkanin Perëndimor do ta zhvillonte në aleancë me botën shqiptarë këtu dhe me vetë politikën e shtetit shqiptar. Brenda këtij raporti, është e kuptueshme që vetë politika amerikane, për projektet dhe marrëveshjet që kërkon të beje me Shqipërinë, e ka të pamundur që të korruptuarit e mëdhenj të politikës shqiptare t’i pranojë si bashkepunues në një proces politik shumë të rëndësishëm.

Ky proces aleancor shqiptaro-amerikan ka shumë vjet që ka nisur dhe sigurisht që këtu ku është sot mendohej se do të vinte; po asnjëri nga pushtetarët e korruptuar shqiptarë nuk e përfilli, sepse brenda tyre kishte disa forca që iu ërrësuan përfundimisht arsyen dhe erdhën në atë situatë që duhej të pushtoheshin nga ethet e dy pasioneve: edhe pasionin për pushtet por edhe pasionin për para.

Duke u nisur nga kjo analizë, dallohet qartë se edhe këta pushtetarë të sotëm të korruptuar, erdhën dhe rranë në të njejtën situatë të rëndë individuale dhe në një krim shtetëror të kryer, njëlloj sikurse kishin rënë parardhësit e tyrë komunistë, të cilëve, kur iu filloi rreziku i ndëshkimit, humbën nëpër sorrollatje derisa u dorrëzuan bashkë me rënien e komunizmit në rrafsh botëror.

Kështu po ndodh edhe sot në Shqipëri, sepse këta të sotmit, realisht janë që të gjithë të kapur. Por kështu siç u treguan, po kuptohet se këta janë shumë më të paaftë nga abuzuesit komuniste. Në funksion të abuzimit të tyre korruptiv, sot, shërbimet amerikanë Ramës, Berishës, Metës dhe taborëve të tyre iu kanë gjetur nëpër bankat e huaja, qoftë normale qoftë ato offshore, rrëth gjashtë miliardë dollarë.

II.
Të korruptuarit e sotëm janë njëlloj në hallin e atyre të vitit 1991 që e ndienin se kishin bërë krimne dhe i ndruheshin ndëshkimit si djalli temianit. Tragjedia e të inkriminuarëve në një shtet vjen atëherë kur koha sjell me vete vendosjen e moralitetit në qeverisje dhe drejtësisë në gjykimin e shëndoshë institucional. Pikërisht kjo po ndodh në Shqipëri: një kohë e re historikë, e cila filloin të përkrahë shqiptarët në një rrafsh botëror, i ka ndrydhur në depresoin vjedhësit e mëdhenj të Shqipërisë në 27 vet, dhe si të inkriminuar, nuk dinë se nga t’ia mbajnë. Por janë naivë: si ka mundësi që ende të mos e kupotojnë që nuk mund të kenë të ardhme në këtë vend, sepse tani shqiptarët janë të zgjedhurit e politikës amerikjane në Ballkanin Perëndimor. Por gjithashtu edhe të politikës germane.

Atëherë, si do t’i shpëtojë ndëshkimit korrupsioni shqiptar? Kjo është një pyetje që ka vetëm një përgjigje: nuk shpëtojne dot, sepse interesi i madh perëndimor për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, nuk mund të pranojë që të ecë në aleancë për ndërrmarrjet e mëdha që ka në Shqipëri, me një klasë politike të korruptuar që nuk dihet se nga e ka interesin dhe që, për interesin e vet mund të shesë çdo lloj politke.

Sot është bërë e ditur për këdo që di të mendojë mëvetësisht se interesi amërikan dhe ai perëndimor në përgjithësi është me shqiptarët dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo nuk është fare një histori spontane dhe e shkëputur nga vetë historia e kësaj zone. Për të ardhur këtu ku jemi sot, është shkatërruar Jugosllavia me një politikë shumë të hollë amerikane; është shkëputur po me anë të kësaj politikë Sllovenia dhe Kroacia si aleatë të vjetra të perëndimit të ngritura kulturalisht për këtë që nga koha e Austro-Hungarisë; dhe u mbështet Shqipëri me qëllime të paracaktuara, që në vitin 1991. Por, ardhja në pushtet me një demagogji të huazuar nga Enver Hioxha, e Sali Berishës dhe një grupi proserb në vitin 1992, i ka bërë në kohë një dëm shumë të madhe historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Megjithatë, edhe pse me Tiranën kundër, politka amerikane e vijoi skemën e saj për ngritjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse bashkë me shkatërrimin e Jugosllavisë, politika amerikane vijoji të merrej seriozisht edhe me çështjen e Kosovës; dhe për pesë vjet, ia arriti që në vitin 1999 ta shkëpusë edhe këtë nga Serbia, njëlloj si Kroacinë dhe Slloveninë në vitin 1991-1992.

Por gjithsesi vështirësia ishte në Tiranë; sepse këtu pushteti politik pas vitit 1991, kalonte nga inflyenca e Beogradit me anë të Sali Bershishës, te influenca e Athinës, me anë të Fatos Nanos, dy shtete këta që nuk mund ta lejonin ngritjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor sepse që të dy ishin aneksues dhe pushtues të territoreve shqiptarë.

U deshën dy ndërhyrje drastike në Tiranë që të rrëzoheshin njëri pas tjetrit Sali Berisha dhe Fatos Nano, që pastaj të bëheshin bombardimet në ish Jgisllavinë serbe të mbetur, dhe të shkëputej Kosova si shtet i pavarur. Por, pasi u shkëput Kosova, synimi për një Shqipëri të reformuar, ndeshi në një pëngëse serioze në Shqipëri. Koha ecte, por në Tiranë gjithçka kishte mbetur në vend, sepse qeveritë që vinin nuk bashkoheshin me interesin kombëtar shqiptar, ngaqë ky interes nuk ishte edhe në interesin e tyre. Më e gjata në pritje për t’u rrëzuar ishte qeveria Berisha e viteve 2005 – 2013.

III.
Ardhja e Ramës në pushtet, edhe pse me një njeri krejt të paaftë që nuk kishte lidhje fare as me politikën, as me historinë dhe as me qeverisjen, por vetëm me pushtetin personal, nga të gjtha të këqiat pati një të mirë të madhe: ky lloj kryeministri absurd në ndërtim as që e kuptonte fare se çfarë është një rreformë në drejtësi, dhe, ndryshe nga dy paraardhësit e vet, Nano dhe Berisha, ia pranoi amerikanëve idenë e përsëritur për një reformë në drejtësinë shqiptare. Prandaj që formulimi juridik e kësaj reforme eci. Por, befas, edhe ky e kuptoi më në fund që ajo reformë ishte për ndëshkimin e krimit shtetëror dhe të korrupsionit, dhe, meqë e pa veten të kërcënuar, ndërroi sensin e aktit politik.

Koha e salli që, sapo Rama e morri vesh se kjo reformë e likuidonte dhe atë vetë, ktheu në mënyrë drastikë. Rama deri në vitin 2017, kuptohet tani se kishte pritur që reforma të ndalohej nga Berisha dhe Meta, por kur e pa që të dy u zbythën dhe u futën dy herë rresht në Parlament për të votuar kushtetutën dhe ligjet e ndërtuara enkas kundër tyre, me mendjelehtësi, mendoi se këtë mund ta merrte vetë në dorë.

Dhe kështu bëri; një muaj para zgjedhjebe të vitit 2017, kapi Lulzim Bashën dhe i kërkoi bashkëpunim të nëndheshëm që bashkë të sabotonin ligjet e reformës. Ndërkohë e prishi marëveshjen politike me Metën, dhe shpresoi në një qeveri të përbashkët mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, sepse i luajti të gjithë gurët që në zgjedhjet politike të vitit 2017 të mos i merrte sërish 71 deputetë. Me këtë skemë mendonte një aleancë qeverisëse me Partinë Demokratike dhe një qeveri të përbashkët, me numur enorm deputetësh, dhe me këtë numur të ndalonte me poltikën e frenimit reformën në drejtësi.

Por shqiparët ia hodhën: ata i dhanë 75 deputetë, dhe Rama u detyrua që me rënien e tij proverbiale të strukej në dhimbjen që vetë e ndiente si falimetim individual. Në fakt ishte mendjengushtësia e tij dhe patologjia për një pushtet që as vetë nuk e di se përse e do, që e futi në këtë rrugë, dhe po vijon të rropatet me një demagigji antireformë, e cila po i bën amerikanët të qeshin per edhe ta kërcënojnë se e dini që është një njeri i rastit që nuk kupton dhe nuk e di se në këtë kohë nuk mund të ketë as Rusi, as Turqi dhe as Serbi që mund të ndihmojë korrupsionin e degraduar shqiptar që tani nuk ka më asnje shpresë që të mos ndëshkohet.

Kjo është koha mu në pragun e fillimit të procesit të ndëshkimit të korrupsionit të lartë në Shqipëri, dhe kjo është edhe arsyeja e humbjes tërësore të këtij korrupsioni, sepse politika amerikane dhe poltika gjermanë, në unison për reformën në Shqipëri, do ta çojnë deri në fund spastrimin e poltikës së lartë shqiptare nga korrupsioni, menjëherë pasi të mbarojë spastrimi tërësor i korrupsioni në pushtetin gjyqësor. Çdo orvatje për ta ndryshuar këtë rrjedhë, është e kotë.

Shperndaje në: