Futet cullak në restoran, vranë 5 persona dhe largohet!

Nji sulmues i zhveshun vrau 5 njerëz në nji restoran në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi.

Autoritetet lokale raportuen se nji mashkull hyni në restoran në zonën Antiok të qytetit dhe hapi zjarr mbi klientët dhe stafin me nji armë gjysë automatike.

Katër persona të tjerë u plagosën.

Mësohet se nji prej klientëve u hodh mbi sulmuesin dhe mundi me ja marrë armën nga duart diçka që solli edhe arratinë e shpejtë e të dyshuemit.

Policia asht vnue në kërkim të tij dhe autoritetet publikuen nji foto të nji personi të identifikue si 29-vjeçari Travis Reinking, të cilin nuk e konsideron të dyshuem, por njeri me dijeni për ngjarjen.

Policia tha se sulmuesi kur hyni në restoran kishte veshun vetëm nji pallto të gjelbër dhe asgja tjetër.

Mësohet se pallton e hoqi në restoran para se t’ja mbathte që aty plotësisht i zhveshun.

Ai ishte i armatosun me nji pushkë gjysë automatike AR15, nji armë e përdorun shpesh nga vrasësit masivë në SHBA.

Armë të tilla u përdorën në masakrën e Las Vegasit Tetorin e shkuem ku u vranë 58 persona dhe në sulmin ndaj shkollës së mesme në Florida në Fror ku u vranë 17 të tjerë.

 

Shperndaje në: