Qeveria miraton Planin për adresimin e sfidave të raportit të BE’s

Qeveria e Kosovës ka aprovue Planin Akcional për Adresimin e Sfidave të Raportit të Bashkimit Europian.

Haradinaj ka thanë se plani asht kontribut i zyrës së Kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Integrimeve.

Haradinaj tha se duhet me u mobilizue me avancue rrugën drejt BE’s.

“Jo me i identifiku sukseset, po problemet dhe sfidat dhe ato probleme me i kthyer në një plan veprimi për sfidat që janë gjetur në raportin e progresit. Jemi të interesuar të punojmë për këtë”, tha ai.

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, tha se raporti i BE’s nuk asht vetëm përgjegjësi e MIE’s por e gjithë ministrive, dhe jo e Qeverisë por e gjithë vendit.

 

Shperndaje në: