Erdogan po tutet, kjo grue po ia sfidon pushtetin

E quejnë “Marine Le Pen e Turqisë” për shkak të përfshimjes për shumë vjet në partinë e ekstremit të djathtë MHP.

Po ashtu, ajo asht kthye në makthin e Erdogan në rrugën drejt rizgjedhjes.

Jo sepse ka me pasë nji përqindje të barabartë me presidentin aktual, por për shkak se në qoftë se tejkalon 10% ju mund të kontrollojë përparimin triumfin e nji presidenti suprem.

Meral Aksener, 61 vjeç, konsiderohet si forca e ardhshme e pushtetit në Turqi dhe mbasardhësja e Erdogan.

Përmes makinacioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia e Erdoganit dhe nacionalistët nga ku doli Aksener (Ata janë në aleancë tash) tentoi të pengonte hymjen e saj në zgjedhje, por ndihma i erdhi andej nga nuk e priste.

Partia e Republikës, të majtë historikë në Turqi, ia huazuen asaj 15 deputetë në mënyrë që të tejkalonte këtë kurth për t’u futë në zgjedhje.

“Na nuk mendojmë si Aksener, por e bamë këtë për hir të demokracisë, që asht vra në Turqi nga nji president si Erdogani”, u shprehën mandej grupi i deputetëve që i erdhën në ndihmë grues së hekurt.

Krijimi i nji partie të qendrës së djathtë pak muej ma parë nuk ishte asgja ma shumë se nji hap drejt synimeve të saj.

Askener ishte, asht dhe ka me qenë nji nacionaliste e vështirë, thjesht karriera politike i kërkon të hollojë venën me ujë, të paktën në fjalimet elektorale.

Themeloi “Partinë e Mirë” dhe shkon kudo.

Shperndaje në: