Abdixhiku: Zaptimi këtë e ka, falimenton edhe nji kompani si PTK’ja

Deputeti i LDK’s, Lumir Abdixhiku, ka theksue se si në vitin 2011, kompania gjermane Deutsche Telekom interesohej me privatizue PTK’n për 600 milionë euro.

Ai në nji postim në Facebook shkruen se kjo kompani ishte tërheq gjatë procesit konkurrues për shkak të aferave të korrupcionit.

 

Postimi i plotë pa ndërhymje:

 

Në vitin 2011, kompania gjermane ‘Deutsche Telekom’, interesohej të privatizonte PTK-në për 600 milionë euro.

Ishte tërhequr gjatë procesit konkurrues për shkak të aferave korruptive aty.

600 milionë euro mjaftonin të sillnin shumë gjëra në rend; e emri i ’Deutsche Telekomit’ jepte siguri për shumë investitorë të tjerë.

Në vitin 2018, Telekomi kosovar është në prag të falimentimit.

Kërkon 60 milionë euro ndihmë nga Qeveria si shpëtim.

E përkundër humbjeve enorme që PTK ka sot, qindra individë militantë të koalicionit qeverisës vazhdojnë të punësohen aty.

Me dhjetra e dhjetra secilën ditë.

Zaptimi këtë ka.

Falimenton edhe një kompani të pafalimentueshme!

 

Shperndaje në: