Masakra me kombi në Kanada, kush asht shoferi që I shkeli 10 të pafajshëm (foto-video)

Policia kanadeze asht tue marrë në pyetje, shoferin e nji kombi me qera që u ngjit mbi rrugën e kambësorëve në veri të Torontos të Hanën tue vra 10 persona dhe plagosun 15 të tjerë, njoftoi BBC.

Alek Minassian, 25 vjet, nuk ka qënë ma parë emën i njoftun për Policinë, thanë autoritetet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë nji trishtim të madh.

Ndërkohë, nji oficer asht vlerësue që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionueme me të dyshuemin, që pretendoi se ishte i armatosun.

Videot e transmetimit në CBC News tregojnë nji njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrajë”.

Oficeri i tha të dyshuemit me zbritë dhe ai i i tha se kishte armë, por oficeri ju përgjigj: “S’më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuemi më pas u arrestue pa qëllue njeri.

Për të dyshuemin dihet shumë pak.

Policia tha se Alek Minassian ishte nga periferia veriore e Torontos, Richmond Hill.

Shefi i Policisë së Torontos, Mark Saunders, tha në nji konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njoftun ma parë nga autoritetet.

“Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi tue shtue se ishte shumë herët për hetuesit për me thanë nëse incidenti ishte i lidhun me terrorin.

 

 

Shperndaje në: