Gazeta serbe: Platforma e Haradinajt e ban të pakuptimtë dialogun

Dialogu i Brukselit ka me u ba i pakuptimtë nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën për dialogun me Beogradin e propozuem nga Qeveria Haradinaj.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet me përfundue bisedimet me palën serbe në selinë e BE’s, shkruen ‘Politika’, përcjellë lajmi.net.

Gazeta thotë se dokumenti i Ramush Haradinajt asht i pakuptimtë mbasi parashikohet që bisedimet në Bruksel me përfundue më njohje reciproke ndaj Kosovës, gja për të cilën Presidenti serb, Aleksandar Vucic nuk pajtohet.

Tutje, në shkrim thuhet se kjo lëvizje e Haradinajt ka ardhë mbasi ka krizë në Parlamentin e Kosovës me largimin e Listës Serbe nga egzekutivi, dhe se ekziston mundësia që vendi me shkue në zgjedhje të parakohshme.

 

Shperndaje në: