Dacic: Kjo asht beteja e Serbisë në raport me Kosovën

Dacic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, ka deklarue sot se nuk asht në interes të Serbisë që të bllokohen marrëveshjet e dialogut të Brukselit të arrituna me Kosovën.

“Interesi i Serbisë nuk asht anulimi i marrëveshjeve të Brukselit, por asht implementimi i tyne. Zgjidhja me Kosovën mund të arrihet vetëm përmes nji kompromisi. Mirëpo, tentimi për të bindë Serbinë që ta njohë Kosovën, mundet me zgjatë periudhën e duhun për gjetjen e nji zgjidhje”, deklaroi Dacic.

Dacic po ashtu deklaroi se ministria që ai udhëheq ka m’i dhanë mbështetje logjistike Presidentit Vucic për gjetjen e nji zgjidhje me Kosovën.

“Për herë të parë në historinë e Serbisë, diplomacioa asht e organizueme në ruejtjen e interesave të Serbisë, dhe beteja aktuale ma e madhe e vendit tonë asht zvogëlimi i numrit të shteteve të cilat kanë njoft pamvarësinë e Kosovës”, deklaroi Dacic për “Tanjug”

Shperndaje në: