Kryeministri belg ia ban të qartë Serbisë këtë gja

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, asht tue qëndrue për nji vizitë zyrtare në Serbi.

Michel gjatë kësaj vizite asht takue me Presidentin serb, Aleksander Vucic, ku edhe ka folë për normalizimin e marrëdhanieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur jemi te përparimet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, na do të ndajmë opinionet tona dhe me zyrtarë tjerë europianë. Dhe në këtë kontekst, do të flasim për Asociacionin e Komunave serbe, se kur dhe ku duhet ba”, deklaroi Michel.

Michel deklaroi se ai ka folë me presidentin serb “për veprime të mundshme, dhe për ide të ndryshme, bashkënisht me Serbinë”.

Shperndaje në: