Përfundon takimi i partive, a u arrit koncensus për shkuemje në zgjedhje?

Ka përfundue takimi i partive politike i thirrun nga LDK.

Në këtë takim nuk asht arritë me pasë koncensus që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në këtë takim asht diskutue nevoja për reformë zgjedhore dhe nevoja për koncensus për dialogun me Serbinë. Edhe në këto dy tema nuk ka pasë asgja konkrete, pos që të gjitha palët kanë dhanë qëndrimet e tyne.

Në tryezën e mbyllun për media morën pjesë Agim Veliu i LDK’s, Glauk Konjufca i VV’s, Memli Krasniqi i PDK’s, Dardan Sejdiu i GDP’s, Bilall Sherifi i Nismas, Blerim Kuçi i AAK’s Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR’s, Valon Murati i LB dhe minoritetet.

Shperndaje në: