Fotografi e papame deri tash kur Haradinaj ishte rreh me ushtarët rusë (foto)

Nji fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 asht shprënda nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme.

Kjo fotografi e papublikueme ma parë tregon lëndimet që Haradinaj kishte pësue nga përleshja me forcat ruse menjiherë mbas luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Fotografia asht publikue nga “Republika.rs”.

E edhe në vitin 2013 nji organizatë serbe e quejtun “Srpski Narodni Pokret”, ju kishte dërgue mediave në Serbi fotografi menjiherë mbas sulmit që forcat ruse ia kishin ba Haradinajt.

Aty ishte dhanë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhë në Mushtisht afër Suharekës, e siç dihet përplasja kishte ndodhë në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës.

“Njisia ruse pjesë e KFOR’it kishte ndalë nji kerr me terroristë të armatosun në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Mbasi që shumë shpejtë janë mposhtë dhe ç’armatosë Haradinaj i ka thanë parashutistit rus se asht xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosun”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Mandej aty theksohej se ushtaraku rus kishte urdhnue që t’i zgjidhen duert Haradinajt, ku edhe kishte fillue konfrontimi fizik mes tyne.

Fotografia e papame deri tash… Haradinaj pak kohë mbas përleshjes me forcat ruse.
Momenti i arrestimit pak çaste mbas përleshjes…

Shperndaje në: