Veseli e len pa fjalë LDK’n me këtë deklaratë për postet e tij!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se asht vështirë me folë për 10 vjetet e ardhshme të vendit tonë.

“Mirëpo, ajo që dihet asht përcaktimi ynë, Kosova asht e përcaktueme asht euroatlantike. Na e dimë që jemi vend euroatlantik se synojmë me qenë në BE dhe në NATO”, tha Haradinaj.

Ai tha se beson që në fund të këtij viti Kosova e fiton nji të drejtë që asht liberalizimi i vizave.

Në fund të këtij viti mund të jemi kandidat për statusin e kandidatit në BE.

Simbas tij BE nuk asht aq e vendosun në qasjen e vet ndaj kësaj pjese të Europës.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se duhet me u pajtue për çashtjet që kanë interes për qytetarët.

“Ne mund të konstatojmë se Kosova ka bërë hapa të progresit të cilat në një vështrim të një njeriu që nuk ka qëndruar në Kosovë janë shumë të mëdha”, tha Veseli në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës”.

Ai tha se kanë harxhue tri vjet me tema të cilat duhej të ishin tema të konsensusit nacional.

“Sot iu kemi përgjigjur ftesës së LDK për tryezën për të dëshmuar që nuk është garë për ide, nëse doni zgjedhje shkojmë nesër vetëm të kemi konsensus. Preokupim është agjenda evropiane. Liberalizimi i vizave, çështja e ushtrisë, çështje që kërkon konsensus është Asociacioni, dialogu me Serbinë. Ky shtet duhet të vendos a duhet të orientohemi në një shtet që e eviton konfliktin, apo do të orientohet në tema që do ti prijë konfliktit. Unë mund të dal në opozitë dhe të hyj në koalicion, LDK-së ia jap kryetarin e Kuvendit dhe të gjitha, e rëndësishme sot është që ky shtet duhet ta përmbyllë procesin politik me shtetin serb në mënyrë që të mos i lejë probleme gjeneratave të reja. E kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm me ratifikimin e demarkacionit. Duhet të bashkëbisedojmë të marrim përgjegjësi”, tha Veseli. /kp

 

Shperndaje në: