Franca dhe Britania e Madhe kanë me ba këtë veprim për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, gjatë ditës së djeshme deklaroi se nji shtet i BE’s dhe anëtar i përhershëm i OKB’s ka me dërgue notë proteste ndaj çdo shteti që tërheq njohjen e Panvarësisë së Kosovës, mirëpo nuk specifikoi emnin e atij vendi.

E gjatë ditës së sotme, “Vecernje Novosti”, tue ju referue burimeve të veta, shkruan se shtetet në fjalë janë Franca dhe Britania e Madhe, percjell lajmi.net.

“Shtetet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që në të ardhmen do të tërheqin atë, do të përballen me notë proteste nga Franca”, shkruan kjo gazetë.

Madje aty shkruhet edhe se Londra zyrtare po kërkon anulimin e seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ose reduktimin e tyne në nivel të konsultimeve të mbyllura.

 

Shperndaje në: