Dacic si Milosevic, ‘kërcënon’ Francën për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, i asht kundërpërgjigjë raportimeve se Franca do të dërgojë notë proteste ndaj çdo shteti, i cili eventualisht do ta tërheqë njohjen e pamvarësisë së Kosovës në të ardhmen.

“Kjo mue më duket e pamundun”, deklaroi sot ai.

Madje, Dacic tha se Serbia asht përballë simbas tij, me problemin e njohjeve të pamvarësisë së Kosovës tash e disa vjet, mirëpo përsëri shteti i tij do të vazhdojë politikat e njajta.

“Askush nuk mundet me na tutë tue në ba shantazh. Na do të vazhdojmë që t’u tregojmë të gjithëve që në rastin e Kosovës kemi të bajmë me shkëputje dhe separatizëm, të cilat janë kundër ligjeve ndërkombëtare. Serbia nuk do ta njohë këtë shtet fallc”, shtoi Dacic.

Shperndaje në: