Tusk e përgëzon Kosovën për diçka dhe jep nji lajm të madh

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk,i cili po qendron për nji vizitë zyrtare në Kosovë, asht takue me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Mbas takimit, në nji konferencë të përbashkët për media me presidentin Thaçi, Tusk deklaroi se vizita e tij në Kosovë rikonfirmon edhe njiherë mbështetjen e BE’s për integrimin e vendeve të rajonit.

“Vizita ime sot asht nji pjesë e nji udhëtimi të gjanë në rajon për të pregaditë samitin e Sofjes. BE’ja duhet të rikonfirmojë edhe njiherë mbështetjen e saj për anëtarësimin e rajonit. BE’ja asht dhe do të vazhdojë të jetë partneri kryesor i rajonit. Samiti duhet të përmirsojë lidhjet mbrenda rajonit, e gjithashtu shkëmbimet njerëzore si programi Erasmus”, deklaroi Tusk.

Tusk, tue folë për Kosovën i përgëzoi autoritetet kosovare për ratifikimin e Demarkacionit, ku këtë e cilësoi si nji hap të madh drejt liberalizimit të vizave.

“Para se gjithash due me ju përgëzue për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësue Kosovës që të baj nji hap tjetër për t’iu afrue liberalizimit të vizave. Tash e di për të mirëqenë se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bani çdo gja në interes të vendit tuej. Më besoni se të gjitha kolegët e mi në Bruksel i çmojnë naltë të arritunat tueja, kjo mundet me shërbye si nji model për fqijët tuej”, shtoi Tusk.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se asht e vetmja alternativë për normalizimin e marrëdhanieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Na diskutuem edhe për dialogun, pa normalizim gjithëpërfshimës nuk shoh sesi mundet me u ba nji përmirsim i marrëdhanieve me BE’n, mbas takimit që kisha me zotninë Vucic dhe sot me presidentin tuej unë jam shumë ma optimist dhe ma pak i kujdesshëm”, u shpreh Tusk.

Shperndaje në: