FFK denon Llapin dhe trajnerin Tahir Batatina

Ndeshja në mes të Llapit dhe Dritës asht ndërpre dy herë ku mandej u vendos që të largohen të gjithë tifozët vendas nga stadiumi. Me këtë rast, Komisioni disiplinor i FFK’s ka denue ekipin nga Podujeva me dy ndeshje pa shikues.

Denim prej 1000 eurosh i asht shqiptue edhe trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, për manifestim të sjelljeve jo-sportive.

Ky asht vendimi i plot i FFK’s:

KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;

LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit; hudhje e gjasendeve në fushë – shishe, kanaqe për çka edhe ndeshja ndërpritet për 7 minuta, pastaj në minutën e 75 erdhi deri të hyrja e spektatorëve në fushë për të ndërprerë lojën, ku si rrjedhojë e këtij momenti ndeshja serish ndërpritet edhe për 15 minuta për të larguar spektatoret nga fusha )

DËNOHET

Me zhvillimin e ; 2 ( dy ) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.

TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001144M77, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime të njëpasnjëshme në vendimet e gjyqtarit kryesor, ku pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të pjesëtarëve të policisë i afrohet gjyqtarit kryesor Genc Nuza e kapë dhe shtërngon për dore, e ofendon me një gjuhë denigruese duke e fyer dhe kërcnuar; të njetat veprimi kryetrajneri T.Batatina pati edhe në zhveshtoret e klubit ndaj të njejtit gjyqtar.

Madje gjatë largimit nga stadiumi tenton edhe ta sulmojë në prezencë të policisë, kontrollorit të referimit, delegatit të ndeshjes dhe asistentëve të lojës ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedure disiplinore ; Tahir Batatina )

DËNOHET;

Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika . 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi , gjegjësisht pranimit të tij. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3.

Shperndaje në: