Ndodh e paprituna, prej këtij viti duhet leje për me udhëtue n’Europë (dokument)

europavizat

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë me u detyrue prej vitit 2021 përmes internetit nga BE me marrë leje për hymje në hapsinën Schengen, tue pague 7 euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët kanë me u detyrue me pague nji tarifë si pjesë e masave që kanë me hy në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluem dhe për të cilin u pajtuen ambasadorët e vendeve të BE’s, tash duhet me u konfirmue nga Parlamenti Europian dhe më pas me u miratue nga Këshilli i Ministrave të BE’s, dhe nga Kallnori 2021 ka me hy në fuqi mbrenda sistemit Ethias, përcjell Telegrafi.

Kjo ka me përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian, të cilët nuk kanë nevojë me kërkue nji vizë hymëse në zonën Schengen, tue përfshi edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë thanë zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Mbas bamjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim me shkue në zonën Schengen mbrenda 96 orëve ka me marrë nji përgjigje, përkatësisht 96 orë mbasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse asht e nevojshme për verifikim shtesë e të dhanave.

Leja për udhëtim ka me qenë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmënisë së dokumenteve të udhëtimit, simbas nji shpjegimi të masave mbrenda sistemit Ethias.

Për ma tepër lexo KËTU

 

Shperndaje në: