E zbulon Ismaili, ky asht emni i partisë së re

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pamvarun ka me formue nji parti të re me emnin “Partia Social Demokrate”.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline, deputeti i këtij grupi, Fisnik Ismaili.

I pyetun se cili ka me qenë emni i partisë, ai shkurtimisht ka ba të ditun se asht Partia Social Demokrate e Kaqusha Jasharit.

Ismaili ka dhanë përgjigje edhe për nji logo që po qarkullon në media. Ai ka thënë se nuk ka asgjë përfundimtare dhe logoja që po raportohet të jetë e partisë, nuk është zyrtare.

“Nuk është jo, nuk ka kurgjo finale, janë duke punu”, është shprehur ai.

Ndryshe, Indeksonline dje ka raportuar se Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë rënë dakord me Kaqusha Jasharin që të marrin emrin e partisë së saj.

Shperndaje në: