Shkollat e New York City kanë me dhanë mësim në gjuhën shqipe (foto)

Shkollat e qytetit New York japin mësim në gjuhë të ndryshme dhe të Ejten – në atë që zyrtarët thanë që asht hera e parë – gjuha shqipe iu shtue listës.

Janë 60.000 banorë me prejardhje shqiptare që jetojnë në shtetin e New York, ma shumë se në çdo shtet tjetër, simbas nji studimi të Harvardit për zhvillime ndërkombëtare.

Ma shumë se gjysa jetojnë në New York City, me enklavat ma të mëdhaja në lagjet e Bronx të Pelham Parkëay, Morris Park, Bedfort Park and Belmont.

PS 105 në Morris Park ka me qenë strehë e programit të parë për mësimdhanie në Anglisht-Shqip. Këshilltari i Bronx, Mark Gjonaj, nji shqiptar i gjeneratës së dytë, tha se asht krenar që ka punue në marrjen e programit të ri.

Ndërsa, për futjen e mësimit në shqip ka lajmërue gazeta amerikane e New York, e cila titullin e lajmit e fillon me përshëndetjen në gjuhën shqipe, ‘C’kemi Albanian!’. /gazetametro.net

Shperndaje në: