Serbia e humb betejën në Bruksel, përfaqësuesit kosovarë i mbrojnë simbolet e SHTETIT

Serbia vazhdon ta ‘sulmojë’ në çdo mundësi që i vjen shtetin e Kosovës. Nji gja e tillë ka ndodhë së fundmi me ankesën e Serbisë në Bashkimin Europian që Kosova t’i largojë simbolet shtetnore me të cilat po paraqitet në manifestimin Dita e dyerve të hapuna BE që po mbahet në Bruksel.

Serbia, simbas tanjugut, asht ankue në Departamentin për zgjanm të Komitetit Europian rajonal për prezentimin e Kosovës me simbole shtetnore dhe se ky komitetet ka vendosë në favor të Serbisë.

Megjithatë, përfaqësuesit kosovarë kanë vendosë që mos t’i largojnë simbolet e shtetit tonë.

“Në kundërshtim me vendimin e Departamentit për zgjanim të komitetit Europian rajonal për heqjen e simboleve shtetnore të Kosovës nga festivalet e Europës dhe manifestimeve tjera, përfaqësuesit kosovarë në Ditën e dyerve të hapuna Bashkimi Europian në Bruksel sërish e kanë vendosë stemën e tyne”, shkruejnë mediat serbe.

Serbia sërish ka intervenue në BE, mirëpo përfaqësuesit e Kosovës kanë qenë kambëngulës që simbolet mos të largohen.

“Nuk e kemi ndërmend t’i largojmë apo t’i mbulojmë simbolet e shtetit tonë”, kanë thanë për tanjug në shtandin e Kosovës.

Shperndaje në: