E çuditshme për çfarë shume marramendëse asht shit Lamborghini i Papës!

Për 715 mijë Euro u shit Lamborgini i bardhë në pronësi të Papa Françeskut, gjatë ankandit të organizuem të Shtunën në Monte Karlo nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Autokerri luksoz ju dhurua Nandorin e kaluem Atit të Shejtë nga shtëpia prestigjoze italiane e prodhimit të automobilave Lamborgini.

Se kush asht blemësi, kjo ende nuk është zbulue.

Por paratë e shitjes së ‘Lamborghin Hurakanit’, që shquhet për shpejtësinë e rrufeshme, kreu i Kishës Katolike ka me i dhanë për bamirësi.

Fondet kanë me u përdor ndër të tjera për rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të vjetra të kultit të komunitetit të krishtenë në luginën Ninive në Irak, të larguem 4 vjet ma parë mbasi zona ra nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Paratë kanë me shkue gjithashtu për ndihmë ndaj vajzave që kanë ra pre e abuzimeve seksuale të priftërijve katolikë por edhe në ndihmën e të varfënve në Afrikë.

 

 

Shperndaje në: