Qe qysh u ba hapja e ambasadës së re të SHBA’ve në Jeruzalem (video)

Nji delegacion amerikan, tue përfshi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, hapën zyrtarisht të Hanën ambasadën e SHBA’ve në Jeruzalem, tue i dhanë Izraelit nji fitore të kërkueme prej kohësh, por tue krijue përleshje të reja me palestinezët e zemëruem.

Ceremonia – e ndjekun nga vajza e Presidentit Trump – Ivanka – e përmbushi detyrimin e Trump për me zhvendos Ambasadën e SHBA’ve nga Tel Avivi për me ofrue njohje diplomatike ndaj pretendimit të Izraelit për Jerusalemin si kryeqytetin e saj.

Pranë Jeruzalemit, të paktën dy përplasje shpërthyen midis forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë, njoftoi Associated Press.

Dhe në kufinin e Rripit të Gazës, përplasje vdekjepruese shpërthyen të Hanën, dita ma e përgjakshme e valës së protestave palestineze kundër bllokadës së Izraelit.

Lidhja Arabe thirri nji takim për me diskutue zhvendosjen e “paligjshme” të Ambasadës së SHBA’ve dhe Organizata Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Islamik e quejti atë nji “sulm ndaj të drejtave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez”.

Por për shumë izraelitë, veprimi zyrtar i ambasadës asht nji shkak për nji festim të madh edhe pse ndryshimi ishte kryesisht simbolik – tue shtue vetëm nji pllakë të re të ambasadës në konsullatën ekzistuese të SHBA’ve në Jerusalem.

Në një mesazh video të regjistruem, Trump vuni në dukje të drejtën e Izraelit për “përcaktimin e kryeqytetit  të vet” dhe u zotue për mbështetjen e SHBA’ve për përpjekjet e paqes dhe status-kuo-marrëveshjet mbi vendet e shejta për besimet e ndryshme.

Trump vuni në dukje emnin arabisht për Malin e Tempullit – Haram al-Sharif – i cili nderohet në Judaizëm, Krishtnim dhe Islam.

“Mund të ketë paqe”, tha Trump në video mesazh.

 

https://www.youtube.com/watch?v=YZROBMdEgqc

 

Shperndaje në: