Mbas kësaj penalltie, referi serb dërgohet direkt në stacion policor!!! (video)

Polemikat për vendime të dyshimta të referëve janë të shpeshta, jo rrallë ndodh që referi ta përceptojë e shoh keq nji situatë.

Madje, ndodh të gjykohet penallti në raste kur shihet shumë qartë që ajo nuk egzistonte, e rasti i fundit që ndodhi në Serbi asht vërtet qesharak.

Në ndeshjen mes Spartak Subotica dhe Radnickit të Nishit , që përfundoi me rezultatin 2-0 (Sprtaku Subotica siguroi pjesëmarrjen në Europa League), referi Srđan Obradović akordoi nji penallti inegzistente për vendasit, pa nji element ma të voglin të ndërhymjes së parregullt.

Rasti në fjalë ka shkaktue nji reagim të ashpër në Serbi, madje mediat vendase raportojnë se kryesori Obradovic asht ndalue nga policia dhe asht dërgue menjiherë në stacion policor ku asht marrë në pyetje.

Shperndaje në: