Raportuesja për Kosovën e jep nji lajm të mirë për vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka deklarue mbas takimit që e kishte me zavendësministrin e Kosovës Enver Hoxhaj në Bruksel se Kosova tashma ka përmbush kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

“Patëm nji takim me Zavendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe nji diskutim nji orë e gjysmë të situatës në Kosovë.

Na ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë asht nji qëllim i përbashkët, mbasi vendi ka përmbush kushtet e fundit”, ka deklarue Fajon.

Kujtojmë se Fajon, kishte përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës menjiherë mbas përfundimit të seancës ku u ratikifue marrëveshja e Demarkacionit.

 

 

Shperndaje në: