Osmani në RROKUM jep detaje për vlerën dhe madheshtinë e agjerimit në Ramazan (video)

Imami Osman Musliu, para fillimit te muejit te shejte te Ramazanit, ka fole lidhun me kete muej ne emisionin ‘Dite Mbas Dite’ ne Televizionin Rrokum.

Ai ka thane se ky muej, asht i shejt, dhe se mulsimanet e kane obligim me agjerue.

Simbas tij, ata njerez qe jane te shnoshe dhe jane ne gjendje te mire si muslimane e kane obligim me agjeru.

Ai ka thane se vlerat e Ramazanit jane te medhaja ngase agjeruesi, ne kete muej afrohet me Zotin.

“Ramazanin si muej edhe njerezit duhet me dallue ngase edhe vete Zoti, e ka dallue kete muej te bekuem”, tha Osmani ne RROKUM.

Simbas tij, vlerat e Ramazanit jane unike dhe te medhaja, prandaj edhe njerezit ne kete muej, bahen te forte te vendosun dhe ju ikin problemeve me te cilat i kane ne jeten e perditshme.

Ai ka thane se ne kete muej duhet me u rrite edhe dashnia por edhe solidariteti ndaj Zotit dhe ndaj njanji-tjetrit.

Prandaj, simbas tij, ata qe dhajne ne kete muej te bekuem, edhe vlera dhe dobia per ta rritet.

Osmani ka fole edhe per shume tema tjera ne lidhje me Islamin, por per ma shume shihne videon e plote. /RROKUM.TV

 

Shperndaje në: